Home KRYESORE Makina përplas 12-vjeçarin në Tiranë!

Makina përplas 12-vjeçarin në Tiranë!

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme, pak minuta më parë në bulevardin “Zhan D’ark” në Tiranë, një makinë ka përplasur një fëmijë rreth 12 vjeç me biçikletë. Ende nuk dihet gjendja e fëmijës, por ai është përplasur në vijat e bardha në afërsi të urës së madhe në bulevard. Mjeti tip “Toyota” me targa AA 854 TB.

Gjatë përplasjes semafori për kalimtarët ka qënë i kuq, pra 12 vjecçari me biçikletë ka kaluar me semafor të kuq. Sipas dëshmive ka qënë një përplasje e fortë. Fëmijës iu dha ndihma e parë nga qytetarët e rastit. Ai ka qënë i shoqëruar më 2 shokë të tij. Policia ka mbërritur në vendngjarje, ka ndaluar drejtuesin e makinës dhe po merret me zbardhjen e ngjarjes, shkruan Shqiptarja.com.

Share: