Home KRYESORE Manuali i nomadit …. Nga Natan Zach

Manuali i nomadit …. Nga Natan Zach

Përktheu: Elona Caslli

Mos harro ta mbyllësh dirtaren, para se të dalësh.
Mos harro ta mbyllësh derën me çelës.
Mos harro ta puthësh gruan tënde në buzë dhe tek veshi.
Mos harro ta përkundësh djepin e vogël
pa e trembur foshnjen.

Mos harro elektrikun e dorës
dhe merr me vete bateritë.
Ti e di se kur nisesh,
por nuk e di se kur do të kthehesh.
Ndoshta kur të kthehesh,
dritaren do ta gjesh të mbyllur
dhe derën të kyçur.
Jot shoqe nuk do t’i njohë hapat e tu
dhe yt bir nuk do ta dijë se kush je.
Kujdes, o njeri që nisesh për të shkuar larg!
Mos u nis, nëse ke ndërmend të kthehesh përsëri!

Share: