Home I pakategorizuar Merr kthesë historia e Skripal, reagon edhe Rusia: Lajm i mirë!

Merr kthesë historia e Skripal, reagon edhe Rusia: Lajm i mirë!

Ish-spiuni rus, Sergei Skripal nuk është më në gjendje kritike dhe është duke u “përmirësuar me shpejtësi”, nje jave pasi vajza e tij doli nga gjendja kritike.

Skripal, “është duke iu përgjigjur mirë trajtimit, po përmirësohet shpejt dhe nuk është më në gjendje kritike”, ka njoftuar udhëheqësja mjekësore në spitalin në Sallsbëri, Christine Blanshard.

Sakaq, mbesa e Sergiej ka “errësuar” edhe më shumë çështjen duke hedhur hipoteza se xhaxhai i saj dhe kushërira nuk janë helmuar nga një agjent nervor, por ndoshta nga ndonjë ushqim.

Ajo përmendi faktin se kishte mundësi që dy macet dhe dy derrat që mbanin në shtëpi ish-spiuni rus kishin mbijetuar. “Nëse ata ishin helmuar nga “gazi Novichok” edhe ata duhet të kishin ngordhur”, tha Viktoria.

Deklarata e saj u dha për “Channel One të Rusisë” në të cilën ajo theksonte se shenjat e para të rëndesës shëndetësore të tyre ishin si ato të helmimit nga një peshk.

Menjehere pas lajmit per permiresimin e Skripal, Ambasada e Rusisë reagoi me ​​një deklaratë ne Twitter ku shkruan: Lajm i mire.

Por ne nje tjeter postim komenton deklaraten e mbeses se Sergei.

“Kjo është një lloj përgjigjeje që na bën ne të kemi më shumë pyetje”.

“Ambasada vazhdon të kërkojë përgjigje për këto pyetje, sado të papërshtatshme, mund të duken. Dhe ne kërkojmë bashkëpunim të plotë”.

Ish-spiuni rus, Sergei Skripal dhe vajza e tij Yulia i janë ekspozuar një agjenti nervor dhe janë gjetur pa ndjenja afër një stoli në Sallsbëri më 4 shkurt.

Britania akuzon qeverinë e presidentit rus, Vladimir Putin për tentim-vrasje të Skripalëve me agjent të kategorisë ushtarake, Noviçok.

Ky agjent nervor fillimisht ishte krijuar në Bashkimin Sovjetik.

Rusia kundërshton përfshirjen, përderisa ky rast ka rritur në mënyrë dramatike tensionet mes Moskës dhe Perëndimit.

360grade.al

Share: