Home KRYESORE Mesazhet e fundit të gruas që qëlloi në selinë e YouTube (video)

Mesazhet e fundit të gruas që qëlloi në selinë e YouTube (video)

SAN FRANCISCO – Nasim Aghdam Najafi nga San Diego është 39 vjeçarja me origjinë iraniane që hapi zjarr në Kaliforni në selinë e YouTube duke plagosur tre persona para se të vriste veten.

Hetuesit ende po hetojnë arsyet e vërteta të gjestit, por ajo “e urrente YouTube, që sipas saj e diskriminonte dhe censuronte“, siç raportohet nga babai i saj në Sky News. Një ditë para se të hapte zjarr ,i ati i Nasim kishte raportuar zhdukjen e saj: “You Tube kishte fshirë të gjitha videot  e saj dhe ajo ishte shumë e zemëruar”. Atlete, vegane, mbrojtëse e të drejtave të kafshëve, kështu e quante veten, Nasim postonte dhjetra video dhe foto, në gjuhën Farsi, turke dhe angleze, në pothuajse të gjitha platformat sociale: Instagram, Facebook, Telegram dhe në faqen e saj personale. Pas identifikimit, kanalet e saj video janë bllokuar. Google nuk ka lëshuar asnjë koment.

Përmbajtja e videove të saj kryesisht ishin receta vegane dhe të drejtat e kafshëve, duke shtuar shpesh komente si: “You Tube filtron kanalet e mia” dhe deklaronte se ajo kishte fituar vetëm 10 cent, pavarësisht 300 mijë shikimeve. Gruaja gjithashtu e kishte sulmuar platformën në faqen e saj të internetit.

“Në YouTube dhe faqet e tjera, jo të gjithë kanë të njëjtat mundësi për tu rritur, videoja juaj rritet vetëm nëse ata e duan këtë”, kishte shtuar ajo. Në një rast gjithashtu përmendte një nga frazat e famshme të Adolf Hitlerit: “Është më e lehtë të mashtrosh masat me magjepsje të ekzagjeruar sesa me një gënjeshtër të vogël”.

San Bruno police: Female suspect is deceased from CNBC.


360grade.al

Share: