Home KRYESORE Moti në fundjavë/ Shira dhe rritje temperaturash

Moti në fundjavë/ Shira dhe rritje temperaturash

Ndryshe nga temperaturat e larta që kanë mbizotëruar në vendin tonë ditët e fundit, fundjava dhe sidomos e shtuna pasdite pritet të sjellë ndryshime klimatike që shoqërohen me shira në disa zona të vendit. Sipas meteoalb fundjava do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta duke sjellë edhe shira të përkohshëm. Të shtunën pasdite priten shira në zonat Veriore dhe Lindore ndërsa e diela sjell shira të përkohshëm në zonat veriore të vendit. Temperaturat e ajrit do të vazhdojnë të kenë rritje edhe ditën e shtunë ndërsa dita e diel do të ruajë vlera termike thuajse konstante (MIN/MAX: nga 9 në 32°C).

Share: