Home KRYESORE Panairi N. Neranxi, këto tre ditë si Qyteti i Shijes dhe Kënaqësisë...

Panairi N. Neranxi, këto tre ditë si Qyteti i Shijes dhe Kënaqësisë kulinare.

Neranxi, një mijë e një zgjedhje në panair për një shije suksesi të sigurtë.

Nga Alessandro Zorgniotti

Për gati tridhjetë vjet në Shqipëri dhe në Ballkan N. Neranxi sjell më të mirën e ushqimit të shkëlqyer evropiane dhe italiane dhe mbi të gjitha, nëpërmjet kuzhiniereve te tyre me te mire, ajo ta konverton shijen në pjatat më te shijshme që, këto ditë, janë protagonistët e vërtete në Tiranë ne “Panairin Kulinar Neranxi 2018” qe është në fakt Shtëpia e Shijes “N. Neranxi”.

Një sukses i dyfishtë i shijeve edhe siç simbolizohet ne dy germat “N”, ne logon e brendit te Panairit N. Neranxi te stabilimenti i madh në periferi të Tiranës: një qytet shijesh që, brenda vetes, te ofron një korridor kënaqësish te pjatave te shumëllojshme ne tavolinat e shumta ku mund te shijohet shume llojshmëria e kuzhinave me te mira te rajonit, te shefave te kuzhine italiane, greke, ebraike dhe shqiptare.

Nikollaq Neranxi, njeri me njerzillek të vërtetë dhe fin, shihet që nga prerja shiritit te hapjes se Panairit tek mirëpret dhe përshëndet, një nga një, qindra vizitorët që nxitojnë te shohin dhe prekin nga afër ne ekspozitën zinxhir të furnizimit, përpunimin dhe paketimin e gjithashtu edhe importimin e produkteve që vlerësohen deri ne shijimin e tyre përfundimtar në restorante; gastronomi dhe ëmbëlsira ne në detaje qe mund te thuhet se përfaqësojë një punë te jashtezakonshme, por mbi të gjitha “një pasion familjar”.

Shumë fjalë mund të përdoren për të përshkruar këtë përsosmëri, por ne te tilla raste nga fjalët kalohet menjëherë në (produkte) të bëra për të ngrënë dhe fjalët e humbim vlerën përballe shijeve te shkëlqyera.

Panairi Neranxi 2018 është demonstrimi se si përqasjet Italo-Shqiptare lindin ne tryeza, akoma me herët edhe ne furrat e gatimit midis shefave italiane dhe atyre shqiptare duke demonstruar se Kulinaria është autoriteti më eficent diplomatik për të lehtësuar marrëdhëniet dhe partneritetet midis kombeve shumë përpara politikës qe percepton gjithmonë me vonese.

Redaksia jone me drejtorin Artur Nura dhe mua personalisht, së bashku me kreun e Albania Daily News, z. Genc Mlloja, ndoqëm fazat e ndryshme të ditës së hapjes se Panairit, duke vëzhguar me kënaqësi  punën e dhjetëra djemve dhe vajzave që mbanin me krenari dhe pasion uniformat e bardhë te kuzhinierit te gatshëm për ti shërbyer, qindra vizitorëve të destinuar të bëhen mijëra gjatë të njëjtës ditë deri ne darke, dhe qe kishin përgatitur dhe servirnin qe nga aperitivët me te mire, sallatrat, dhe deri te pjatat me te shijshme ne treg, sigurisht shoqëruar kënaqësinë e pijeve më të mira në mesin e verërave birrës dhe grappa.

Dhe, nëse motoja e Neranxit është “një mijë ide për një shije”, dhe është sigurisht joshëse – në tavolinë edhe më shumë – të thuash “një mijë prej këtyre ditëve dhe për çdo ditë një specialitet”. Sepse në qoftë se ne tryeza nuk plakesh, me “djemtë Neranxi” ju qëndroni të rinj si në shpirt ashtu edhe në shije.

Ky eveniment gjithashtu krijoi kushtet për një kombinim të pashembullt dhe inovativ të edukimit ushqimor dhe edukimit financiar, ku përmes dorëzimit të Manualit Financiar me autor Bepe Gisolfi, një nga bankieret me te famshëm ne Itali, te behet parimisht e mundshme nëpërmjet vetë presidentit Nikollaq Neranxit dhe znj. Elona Kurti, drejtoreshe e Institutit Kulinar Neranxi, te praktikohet një leksion nga vete autori ne këtë shkolle me eksperience te jashtëzakonshme ne Shqipëri, Kosove, Maqedoni, Itali e Greqi.

Share: