Home KRYESORE Protesta për Rrugën e Kombit, 24 urdhër-arreste, te tjeret lihen te lire!

Protesta për Rrugën e Kombit, 24 urdhër-arreste, te tjeret lihen te lire!

Deri më tani janë ekzekutuar 24 urdhër-arreste për protestën e djeshme në Rrugën e Kombit.

Burime nga Prokuroria bëjnë me dije se numri i personave ndaj të cilëve është nënshkruar urdhër-arresti nga organi i hetimit është 36.

Ata akuzohen për dhunim të pronës publike, kundërshtim të forcave të rendit, etj.

Banorët e Kukësit janë përballur gjatë natës me ndërhyrjen e Forcave Speciale RENEA dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë pas protestës së djeshme, ky qytetarët kuksianë protestuan kundër tarifës së lartë për kalimin në Rrugën e Kombit.

Gazetari i Ora News, Mariglen Mullai informoi nga Kukësi tha se aktualisht atje janë shoqëruar natën e shkuar rreth 20-30 persona, të cilët ndodhen në drejtorinë vendore të policisë së Kukësit.

Mullai tha se jo zyrtarisht bëhet me dije se persona me rrezikshmëri më të lartë, janë transferuar në Tiranë.

“Momentalisht në drejtorinë vendore të qarkut të Kukësit janë instaluar afërsisht 15 automjete të Forcave të Ndërhyrjes së shpejtë dhe RENEA-s. Kur po vinim rrugës, disa automjete të policisë që po udhëtonin drejt Tiranës“, bëri me dije gazetari i Ora News.

Ende nuk ka një shifër zyrtare të arrestimeve.

Operacioni forcave speciale është kryer në koordimin me policinë. Familjarët e personave të ndaluar gjatë natës kanë qëndruar në komisariatin e Kukësit për të kërkuar informacion për të arrestuarit.

Prokuroria e Kukësit ka nisur hetimet për shkatërrim prone, goditje ndaj policisë dhe prishje e qetësisë publike.

Prokuroria ka administruar edhe pamjet filmike të personave që goditën policinë dhe dëmtuan sportelet e koncesionarit.

Hetimin e Prokurorisë filloi dje pas dhunës në protestën kundër tarifës për kalimin në Rrugën e Kombit.

Dhjetëra qytetarë protestuan dje në mesditë në rrugën e Kombit duke djegur sportelin e kompanisë koncesionare ky vilen paratë e kalimit në rrugë.

Share: