Home KRYESORE Sirtarët… nga Pedro Mexia

Sirtarët… nga Pedro Mexia

Working Title/Artist: Cabinet, 1679 Department: Am. Decorative Arts Culture/Period/Location: HB/TOA Date Code: Working Date: photography by mma, Digital File "ADA4050.tif" retouched by film and media (jnc) 3_10_10

Përktheu: Elona Caslli

Nuk duhet t’i hapësh sirtarët e mbyllur.
Ka patur një arsye që i kanë kyçur.
Çelësi, që ke gjetur,
është një rastësi që edhe mund
ta shpërfillësh.
Ti e di mirë çka do të gjesh brenda sirtarëve;
Gënjeshtra. Gënjeshtra në letër, fotografi dhe sende.
Sirtarët strehojnë të metat e botës,
të metat që nuk ndryshojnë kurrë,
zhgënjimin që ushqehet vazhdimisht nga pikëllimi yt.
Sirtarët janë mbushur gjithmonë nga njerëz të dobët si ti
dhe janë kyçur gjithmonë nga njerëz më të zgjuar se ti.
Një muaj apo një shekull më parë, pak rëndësi ka.

Share: