Home KRYESORE Thirrje e Bashes: Populli të ngrihet në protesta, qeveria po grabit shqiptarët

Thirrje e Bashes: Populli të ngrihet në protesta, qeveria po grabit shqiptarët

Lulzim Basha në një dalje për mediat, të hënën në darkë, ka njoftuar fillimin e një aksioni të përbashkët opozitar me protesta masive në të gjithë vendin.

Opozita e bashkuar, me dy forcat kryesore PD dhe LSI, u bën thirrje shqiptarëve të bashkohen kundër rritjes së taksave, grabitjes së shqiptarëve dhe sundimit të krimit.

Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të PD-së dhe pas një konsultimi me aleatët, është vendosur që opozita e bashkuar të përkrahë mos bindjen civile dhe mos pagesën e tarifës nga qytetarët në Rrugën e Kombit.

Basha: Hapësira e vetme për ti qëndruar në krah qytetarëve është mosbindja qytetare dhe kjo nis që këtë jave, në krah të qytetarëve me mosbindjen qytetare. Me refuzimin jo vetëm të takës së rrugës së Kombit, por çdo takse tjetër që ka rritur Rama dhe me të gjitha hapat format, dhe mënyrat e mosbindjes qytetare si forma më e lartë e veprimit politik dhe qytetar kundër një klike. Ne këtë nuk do ta pranojmë.

Ndaj ky është një vendim unanim i opozitës e cila nis që sonte orgnizimin për të bërë realitet mosbindjen qytetare, duke nisur nga pagesa te taksave të rritura. Ne do të ndërthurim të gjitha format e nevojshme të aktivitetit opozitar ashtu siç e gjykojmë të përshtatshme për të arritur qëllimin. Të gjitha format dhe mënyrat.

Opozita do të jetë në ballë të çdo organizimi për ta bërë mosbindjen qytetare formën e parezistushme dhe do të rrëzojë këtë bandë në pushtet dhe do ti japë mundësi shqiptarëve për të zgjedhur një qeveri të shumicës, por tani për tani vëmendja jonë është të jemi në krah të njerëzve

Share: