Home KRYESORE U shoqëruan në polici se protestuan për “kuksianët”, lirohen pas dy orësh...

U shoqëruan në polici se protestuan për “kuksianët”, lirohen pas dy orësh 3 aktivistët e FRPD

Pas protestës që u zhvillua rreth 1 javë më parë para gjykatës së Apelit në Shkodër, policia shoqëroi sot tre aktivistë nga radhët e FRPD-së.

Besjan Zaja, Ergys Ivziku dhe Arvit Bushati, ky i fundit kryetar i FRPD në Shkodër qëndruan për rreth dy orë në ambientet e komisariatit.

Po ashtu në komisariat shkuan edhe dy deputetët e PD, Bardh Spahia dhe Izmira Ulqinaku si dhe kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi, ndërsa kërkuan lirimin e aktivistëve.

Ata protestuan para gjykatës, ku bashkë me dhjetra përfaqësues dhe qytetarë, kërkuan lirimin e 11 kuksianëve të arrestuar pas tubimit të dhunshëm në Rrugën e Kombit në 31 mars, kundër taksës. Sipas policisë, dyshohen këta persona se kane prishur qetësinë publike dhe kanë marrë pjese në një proteste te paligjshme si dhe janë autor te hedhjes se tymueseve dhe shashkave.

Kujtojmë se ditën e enjte gjykata e Apelit në Shkodër vendosi të lirojë 7 prej të arrestuarve, ndërsa për 4 të tjerë la sërish në fuqi masën ‘arrest me burg’.

Share: