Home KRYESORE VIDEO/ Kryemadhi: Drejtësia vdiq! Jetojmë në një shtet policor, tani fjalën e...

VIDEO/ Kryemadhi: Drejtësia vdiq! Jetojmë në një shtet policor, tani fjalën e ka populli

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi deklaroi se prej ditës së nesërme fjalën e ka populli.
Ajo i bëri thirrje edhe policëve, prokurorëve dhe gjyqtarëve që janë vendosur në shërbim të pushtetit që të llogarisin edhe fundin e karrierës së tyre kur ky pushtet të bjerë.

“Ai dhe veglat e tij në prokurori dhe gjykatë dëshmuan se drejtësia vdiq. Jetojmë në një shtet policor. Vendimi i gjykatës tregoi hapur se reforma në drejtësi instaloi kapjen e sistemit të drejtësisë nga politika e inkriminuar. Me këtë pushtet nuk ka më asnjë bashkëpunim civil. Askush nuk mund të vendoset mbi popullin dhe mbi vullnetin e tij. As bandat dhe as kriminelët që mbrojnë Edi Ramën, as ata që eksporton nga jashtë”, tha Kryemadhi.

Sipas saj “opozita e bashkuar nuk do ta lejojë reprezaljen. Frika nga populli po ia merr frymën, por ky frikacak nuk mund ta mbysë një popull të tërë. Ata policë që i shërbejnë pushtetit duhet të llogarisin edhe fundin e karrierës së tyre. Po kështu edhe ata gjykatës e prokurorë po i shërbejnë Ramës dhe krimit të organizuar. Sot fjala e politikës mbaroi, tani fjalën e ka populli”.

Share: