Home KRYESORE Video/ Ulërimat e familjarëve pranë makinës, dalin pamjet e para të shpërthimit...

Video/ Ulërimat e familjarëve pranë makinës, dalin pamjet e para të shpërthimit në Fier

Një automjet ka shpërthyer mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Fierit në lagjen “29 Nëntori”. Sipas informacioneve paraprake mjetit tip “Mercedes” me targa AA270IV i ishte vendosur eksploziv, që ka shpërthyer në momentin që drejtuesi i makinës ndodhej brenda saj.

Nga ky shpërthim ai ka mbetur I plagosur, ndërsa nuk bëhet me dije identiteti.

Policia ka vendosur permiterin e sigurisë në zonë dhe po punon për zbardhjen e saj.

 

Kanë dalë tashmë edhe pamjet e para, pas shpërthimit të ndodhur në qytetin e Fierit mbrëmjen e së shtunës.

Në videon e News 24, shihen dhjetëra qytetarë të mbledhur pranë makinës në përpjekje për ta hapur atë, ndërsa dëgjohen thirrje dhe ulërima që besohet se janë nga familjarët e personit që ndodhej në makine.

Automjeti tip “Mercedes” AA270IV ka shpërthyer si pasojë e vendosjes së një sasie eksploziv, ndërkohë që drejtuesi i makinës ndodhej brenda saj.

Nga ky shpërthim ai ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në gjendje të rënda, ndërsa nuk bëhet me dije identiteti.

Policia ka vendosur permiterin e sigurisë në zonë dhe po punon për zbardhjen e saj.

Share: