Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera VideoLajm/ Edi Rama: Ja pse u kërkova ndjesë kuksianëve

VideoLajm/ Edi Rama: Ja pse u kërkova ndjesë kuksianëve

Kryeministri Edi Rama, të enjten, në studion e emisionit ‘Opinion’ ka treguar arsyen e vetme pse u kërkoi falje kuksianëve për taksën e Rrrugës së Kombit.

Kryeministri u shpreh se i kërkoi ndjesë atyre për atë që i takon të thojë.

“Kërkova ndjesë për atë që u batardis dynjaja me gënjeshtra dhe mashtrime”,- u shpreh Rama.

Ai më herët foli edhe për kontratën e realizuar, i cili deklaroi se është një produkt i besueshëm pasi është hartuar me asistencën e IFC, një organizëm ndërkombëtar.

Sipas tij, ajo që është pjesë në pasqyrimin e problematikës për të cilën ka kërkuar ndjesë publike dhe mban përgjegjësi për ata banorë që janë shqetësuar me të drejtë.

Nuk është keqkuptim, por përgjegjësi e jona për këtë çështje. Flasim për një përgjegjësi morale. Pasi një strategji e ndryshme duhet të ishte ndërtuar. Ne kemi pasur një mangësi që e mbajmë përgjegjësi.”, tha Rama.

Share: