Home KRYESORE Zbulohet plani/ Valë arrestimesh javën e ardhshme, ja kush do preket

Zbulohet plani/ Valë arrestimesh javën e ardhshme, ja kush do preket

Me 17 prill Shqipëria pret të marrë rekomandim pozitiv nga BE, ndërsa në qershor çeljen zyrtare të negociatave për anëtarësim. Në rastin më të mirë, ky është kalendari i procesit të integrimit që parashikon mazhoranca dhe ajo që ka shprehur publikisht opozita. Por që përgjigja e vendeve të BE-së të jetë pozitive, për qeverinë ka një sërë kushtet zyrtare dhe jo zyrtare. Kushtet zyrtare janë ato që dihen, reforma në drejtësi, lufta ndaj krimit, korrupsionit dhe zbatimi i ligjit. Ndërsa kushte jo zyrtare janë dhënia e provave konkrete se reforma në drejtësi po funksionon dhe zyrtarët të lartë dhe ish-zyrtarë do të vihen para drejtësisë. Sidomos që drejtësia arreston zyrtarë dhe ministra të PS-së.

Realisht deri tani vetëm ish-zyrtarë të opozitës janë akuzuar dhe arrestuar, kurse nga radhët e PS-së, e cila ka pesë vite në qeverisje, asnjë arrestim nuk është bërë nga prokuroria. Këto ditë kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një sërë takimesh me personalitete të BE dhe vendeve më të rëndësishme të Unionit, ku do të kërkojë votën për çeljen e negociatave. Nga ana tjetër, vendet e BE me anë të ambasadorëve dhe zyrtarëve të saj kanë kërkuar qartë se presin nga Tirana zyrtare hapa konkret në ndëshkimin e korrupsionit dhe zyrtarëve të lartë. Është një kusht i panegociueshëm.

Ndaj deri më 17 prill, një anxhendë arrestimesh dhe procedimesh penale për zyrtarë dhe ish-zyrtarë qeveritarë pritet të vihet në zbatim në mënyrë për përshpejtuar. Nën hetim janë një sërë zyrtarësh aktualë dhe ish-zyrtarësh, dosjet e të cilëve ka kohë që janë depozituar në Prokurori. Ambasadori i SHBA, Donald Lu dy ditë më parë paralajmëroi këto zhvillime, duke përmendur emrin e ish-ministrit Tahiri si i gatshëm për “tepsinë e peshkut”. Ndërkohë theksoi se duhet të ketë hetime edhe për zyrtarë të tjerë aktualë të qeverisë, pasi asnjë hetim apo ndalim nuk është bërë ndaj kësaj kategorie zyrtarësh.

Pa arrestime nga PS-ja reforma në drejtësi është një çekiç dore në duart e kryeministrit Rama.

Ambasadori amerikan në një intervistë të Blendi Fevziu theksoi se duhen patjetër hetime dhe ndëshkime penale në mazhorancë, duke nënkuptuar se arrestimet janë bërë vetëm nga radhët e opozitës. Ndërkohë nga radhët e mazhorancës kanë filluar të dridhen këto ditë, ndonëse burime në radhët e opozitës thonë se kryeministri ka garantuar miqtë e tij dhe ministrat se sa të kemi prokurorinë në duart tona nuk ka asnjë shqetsim.

Megjithatë ndonjë “peshk” socialist do ta pjekin vetë mazhoranca për të ruajtur veten si ministra dhe zyrtarë të lartë të PS. /Koha Jonë

Share: