Home KRYESORE A ka frikë Berisha nga hapja e dosjes së Azem Hajdarit? Ja...

A ka frikë Berisha nga hapja e dosjes së Azem Hajdarit? Ja si pergjigjet ai vete.

Ekstradimi i një prej autorëve të vrasjes së Azem Hajdarit ka rikthyer në vëmendje ngjarjen e 10 viteve më parë. Ministria e Drejtësisë u shpreh pak ditë më parë se ishte e gatshme të kontribuonte në rihapjen e çështjes. Kjo deklaratë sipas Sali Berishës vërteton se pas ekstradimit qëndron qeveria shqiptare.

Por ai trembet Sali Berisha një rihapjeje të hetimeve të vrasjes së Hajdarit, duke qenë se Haxhia në disa deklarata e implikon ish-kreun e PD-së në ngjarjen e shtatorit 1998. Në një intervistë për “360 gradë”, Berisha thotë se s’ka asnjë frikë.

“A do hapet çështja? Ai gjyq nuk është bërë nga prokurorë shqiptarë. Dëshmia ime ka qenë kyçe. Ai gjyq është bërë nga prokurorë ndërkombëtarë të sjellë nga OSBE. I vëllai i Izetit ka bërë 15 vjet burg dhe tani ka dalë. Ka bërë dhe një libër” – e mbyll Berisha

Share: