Home KRYESORE Aktori rebel Arben Derhemi ne rolin e At Zef Pllumit

Aktori rebel Arben Derhemi ne rolin e At Zef Pllumit

Ne 8-9-10 Qershor ora 20:00 Arben Derhemi vjen me “Rrno per me tregue” nga At Zef Pllumi me regji te Milto Kutali dhe sigurisht kjo zgjedhje artistike demostron edhe simboliken e luftes se artisteve me pushtetin ne mbrojtje te Teatrit Kombetar.

Nje veper jo e shkruar por e perjetuar, me shume drite ne erresiren e madhe qe mbillte komunizmi. Nje pershpirtje, nje akt moral e njeherazi dhe nje refleksion universal, ndaj perandorise komuniste. Jeta e nje te burgosuri dhe raportet e tij me se pakti me xhelatet, me se shumti me qeniet e gjalla jo njerezor ( nje lule, nje zog I vogel I nje pule qe ilegalisht kishte hyre ne burg, nje macok, e me pas gjithe shpresa e lirise qe kurre nuk e leshon njeriun).

Perfundimisht, triumfi I lirise, kurorezimi I perjetesise se vuajtjeve ne nje liber madhor, e me pas vleresimi I ndoshta gjeniut me te madh te botes moderne shqiptare, Ismail Kadarese : “Gjithe shoqeria shqiptare, ka nevoje per kete veper. Kane nevoje per te, ata qe e kane jetuar ate kohe e po aq, ne mos me teper, ata qe s’e kane jetuar.

Kane nevoje te shtypurit e te neperkemburit, e po aq, ne mos me teper, ata qe shtypen te tjeret. Kane nevoje antikomunistet, e po aq, ndoshta me teper, komunistet. Shkurt per te, ka nevoje ndergjegjia jone”.

Share: