Home KRYESORE Ambasadori Donald Lu paralajmëroi arrestimin e Arbër Çekajt

Ambasadori Donald Lu paralajmëroi arrestimin e Arbër Çekajt

Sot, Policia e Shtetit shqiptar njoftoi se është arrestuar është në një provincë të Dysedorfit në Gjermani personi i shpallur në kërkim për trafik droge, Arbër Cekaj.

Cekaj është pronari i kompanisë “Arbri Garden” në Maminas ku në fund të shkurtit u kap kontenieri me 613 kg kokainë e ardhur në vendin tonë nga Kolumbia.

Por këtë lajm bere publik ne oren 14.00 nga policia, e paralajmëroi ambasadori amerikan, që në orën 10:00 të paradites së sotme.

Në një aktivitet me shoqërinë civile, Donald Lu deklaroi:

“Shqipëria ka mbështetur kapjen e një peshku të madh, trafikantit të drogës, Met Kanani, që u arrestua në Turqi më 22 mars. Urdhëra arresti janë lëshuar edhe për dy trafikues të tjerë të mëdhenj, Klement Balili dhe Arbër Cekaj, por ata duhet të kapen”

Katër orë pas kësaj deklarate, Policia e Shtetit bën të ditur se “në kuader të bashkëpunimit me agjensite e huaja ligjzbatuese dhe konkretisht atë gjermane është bërë e mundur lokalizimi dhe arrestimi i shtetasit Arber Çekaj”.

Share: