Home KRYESORE Ambasadori Lu: Kemi dëgjuar se gjykatësve u është bërë presion, janë ofruar...

Ambasadori Lu: Kemi dëgjuar se gjykatësve u është bërë presion, janë ofruar para…

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka kërkuar heqjen e masës “arrest shtëpie” dhënë Gjykata e krimeve të Renda.

I pyetur nga “Balkanweb” për seancën që pritet të mbahet nesër në Gjyaktën e Apelit, ambasadori amerikan Donald Lu tha se vendimi duhet të bazohet mbi provat dhe ligjin dhe jo mbi presione.

“Kemi dëgjuar disa raportime nga burime të pavarura për presione serioze në këtë çështje, përfshirë edhe rryshfete që u janë ofruar gjykatësve.

Ne i bëjmë thirrje shoqërisë civile dhe medias që ta vëzhgojnë këtë çështje me vëmendje, në mënyrë që vendimi të bazohet mbi provat dhe ligjin dhe jo mbi presione, kërcënime apo para. Askush nuk është mbi ligjin”- ka thënë Donald Lu.

Share: