Home KRYESORE Anxhela Peristeri: Rraha dy greke se shanë Shqipërinë!

Anxhela Peristeri: Rraha dy greke se shanë Shqipërinë!

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Fureira arriti ta rendiste të dytën Qipron në Eurovision me këngën e saj “Fuego”.

Shumë polemika lindën në Greqi pas fotos së Eleni Fureira dhe Gent Bushpepës.

E ftuar në “Top Show Magazine”, këngëtarja Anxhela Peristeri, e cila ka jetuar e punuar për disa vite në Greqi, është shprehur se në vendin fqinj ka punuar edhe më këngëtaren Eleni Fureira.

E pyetur se nëse do të kishte mohuar origjinën e saj do të ishte bërë më e famshme se këngëtarja që përfaqësoi Qipron, Anxhela thotë se nuk do ta kishte bërë një gjë të tillë.

“Mendoj se do ta kisha pasur më të lehtë nëse nuk do ta pranoja që isha shqiptare.

Por unë nuk e kam mohuar kurrë origjinën time. Por e sigurt, nëse do ta kisha bërë do të kisha më shumë benefite”.

Më tej, ajo zbuloi se ka “rrahur” dy greke pasi kishin sharë Shqipërinë!

Share: