Home KRYESORE Audiopërgjimi/ Basha: Prej 72 orësh dëshmitari është nën presionin e bandave

Audiopërgjimi/ Basha: Prej 72 orësh dëshmitari është nën presionin e bandave

Pjesë nga fjala e Bashës ne parlament

Agron Xhafaj duhet të ishte nën arrest dhe nën hetim nga Prokuroria. Edi Rama dhe Xhafaj janë të zënë me një punë tjetër, se çfarë, do ta marrim vesh shumë shpejt. Prej 9 ditët shqiptarët dhe opinion ndërkombëtarë kanë parë fakte që janë pranuar edhe vetë nga Xhafaj. Agron Xhafaj i ka ikur gjithë këto vite drejtësisë. I ka ikur drejtësisë gjatë gjithë procesit të dënimit. Agron Xhafaj nuk ka vuajtur asnjë ditë dënim. Deri dje, ai ishte në Vlorë. Ai ndërroi identitetin e tij. Është fakt se Agroni vazhdonte aktivitetin e tij në Vlorë. Dje papritur, ai u nis fshehurazi për në Itali, jo si ekstradohen të dënuarit, por me avionin e linjës. Pesë vjet pa i hyrë gjemb në këmbë dhe papritur, pasi u publikuan faktet përcillet me nderime dhe mallëngjim të shtirë për në Itali.

Fatmir Xhafaj duhej të kishte dhënë dorëheqje. Fatmir Xhafaj nuk është këtu sepse është i zënë me diçka tjetër të cilën do ta marrim vesh shumë shpejt. Prej 72 orësh dëshmitari X është nën presionin e bandave dhe terrorit policor. E gjithë policia është vënë pas familjes së dëshmitarit dhe pas vetë dëshmitarit. Policia e ka për detyrë të ndalojë Agron Xahafaj, i cili është koka e drogës në Vlorë. Prokuroria e ka për detyrë të hapë hetimin. Por kanë bërë diçka tjetër, terror policor, përderisa audiopërgjigimi nuk është i vërtetë, përse i janë vënë prapa dëshmitarit X dhe jo bandave?”, tha Basha.
Basha tha se shteti i Edi Ramës ka detyrë të gjejë dhe t’i mbyllë gojën dëshmitarit X dhe t’i mbyllë gojën opozitës.

Share: