Home KRYESORE Bulervardit te Ri te Tiranes, Reagon PD: Qesharake kur shikoje ceremoninë mbi...

Bulervardit te Ri te Tiranes, Reagon PD: Qesharake kur shikoje ceremoninë mbi trasenë që kishte hapur Lulzim Basha.

Nga Eno Bozdo, PD

Sot u inagurua për të njëqindën herë Bulevardi i Ri i Tiranës. U inagurua po nga e njëjta dyshe “Rama-Veliaj”. Qesharake kur shikoje ceremoninë që zhvillohej mu mbi trasenë që kishte hapur katër vite më parë Lulzim Basha.

Veliaj përmendi faktin se Lumi i Tiranës nuk përmbyt më. Por sigurisht nuk mund të thoshte (të paktën jo në prani të Ramës), se kjo falë punes së Lulzim Bashës, sepse në pranverën 2015 mbi 60% e punimeve në Lumin e Tiranes ishin realizuar dhe se që në dimrin e 2014 zona nuk permbytet më.

Qokat nuk mbaruan këtu: Rama lavderoi vrullin dhe energjinë e Veliajt në projektin e Bulevardit. Por harroi të shtonte se po të mos kishte bllokuar ai personalisht Lulzim Bashën, sot Bulevardi i Ri nuk do të inagurohej copë-copë, por do të kishte perfunduar prej tre vitesh.

Asgjë e re deri në këtë pikë. Të paktën deri në castin kur Rama përmendi kullat dhe planin francez të vitit 2003. Aty u qartësua gjithcka: Kullat do të ndërtohen në qëndër të Tiranës por edhe përgjatë Bulevardit të Ri. Mund të jenë dhjetëra apo qindra. Për ata që kanë pyetur veten përse Rama bllokoi Bashën me aq egërsi, përgjigjia tashmë është edhe më e qartë. Nuk është thjesht xhelozia. Ajo është por nuk mjafton. Kullat janë pergjigjia. Ato kanë vlerë. Ato të mbushin xhepat. Xhelozia shkon dhe vjen. Kullat do të jenë aty pergjithmonë, jo si formë e “qyteterimit modern” sic u shpreh sot Rama, por si provë e korrupsionit që po e vdes ngadalë Tiranën, çdo ditë, çdo çast!

Po të mos ishin kullat sot, inagurimi për 100 herë i punës së tjetrit nuk do të përbënte lajm. Sepse do te vijë inagurimi i 101 mbi të njëjtën trase të shtruar 4 vite më parë. Dyshja do të thotë të njëjtat fjale. Po kësaj rradhe me kullat ne sfond. Janë të njëjtat kulla të planit korruptiv francez që Lulzim Basha i bllokoi në qënder dhe në periferi. Dhe po e njëjta dyshe që po shkatërron përfundimisht Tiranën.

Më poshtë kronologjia e punimeve:

Hapet tenderi nderkombetar:

http://www.monitor.al/hapet-tenderi-nderkombetar-per-bulev…/

https://youtu.be/H5uKXsItjj

“Prezantimi i projekteve per zgjatimin e Bulevardit dhe lumit Tirana”:

Shpallet fituesi:

Mbyllet marreveshja per financimin 50 milione euro me Fondin e Abu Dhabit:

Nisin punimet per bulevardin e ri

http://www.panorama.com.al/basha-morem-mbeshtetje-nga-abu-…/

Nisin punimet per Bulevardin e Ri:

https://youtu.be/c5C-NSf-OxM
Basha inspekton punimet e bulevardit te ri

Share: