Home KRYESORE Bulevardi i ri, Rama ironizon Bashën: Do i duheshin 60 vite për...

Bulevardi i ri, Rama ironizon Bashën: Do i duheshin 60 vite për të bërë sa Veliaj

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në inaugurimin e Bulevardit të Ri të Tiranës, ku vlerësoi shpejtësinë dhe cilësinë e punimeve.

“Sikur ky Bulevard të ndërtohej me ritmin që u fillua 4 vite më parë, do të duheshin 60 vite të arrihej këtu ku ka arritur Veliaj. Në të gjithë zonën e lumit kemi një park që i shtohet përmasës së gjelbër të Tiranës”, tha ai duke demostruar se tashme per te ka filluar fushata elektorale per zgjedhjet lokale.

Më tej kryeministri Rama jo pa ironi per opoziten, uroi që në këtë zonë të ngrihen sa më shumë kulla të reja duke shtuar se debati për këto të fundit eshte “debat idiot” me qe sipas Ramës bëhet fjalë për zhvillime të domosdoshme nga të gjitha aspektet.

“Me vlerë është dhënia e lejeve të ndërtimit për bllokun e ri që parashikon projekti. Kostoja e ndërtimeve në Tiranë e lartë. Sepse shpronësimet një zë rëndësishme në shpenzimet tona. Sot po hedhim një hap të rëndësishëm, u shpreh Rama

Pritet pergjigjja nga partia demokratike…

Share: