Home KRYESORE Cudit Erdogan: Në Turqi ka më shumë shqiptarë se në Shqipëri!

Cudit Erdogan: Në Turqi ka më shumë shqiptarë se në Shqipëri!

Një tjetër deklaratë e papritur ka ardhur ditën e sotme nga Presidenti Erdogan i cili ka pretenduar se në Turqi ka më shumë shqiptarë se sa në Shqipëri.

I ndodhur në Bosnjë-Hercegovinë për një vizitë zyrtare, Erdogani mori pjesë në ceremoninë e organizuar nga Universiteti Ndërkombëtar i Sarajevës për ti dhënë atij titullin “Doktor Nderi”.

Gjatë një fjalimit në universitet, presidenti turk deklaroi se në Turqi ka më shumë boshnjakë se sa në Bosnjë, ka më shumë shqiptarë se sa popullsia e Shqipërisë.

Erdogani tha se gjatë qëndrimit në Sarajevë kishte realizuar takime dypalëshe me Kryetarin e Këshillit Presidencial të Bosnjë-Hercegovinës dhe se në Turqia është një mike e madhe e Ballkanit.

Presidenti u shpreh se:

Në këto takimeve ne patëm rastin ti vlerësojmë marrëdhëniet në shumë kapituj, duke filluar që nga ekonomia e deri tek arsimi, turizmi e kultura. Marrëdhëniet midis dy vendeve po përparojnë në një nivel të përsosur, por ne do ti çojmë ato edhe shumë më tutje.

Vëllezërit tanë të ardhur nga hapësira të ndryshme gjeografike, nga Ballkani, Kaukazi e Turkistani, jetojnë në pothuajse çdo qytet të Turqisë. Vendet që nuk ndajnë as kufirin me Ballkanin përpiqen qa ta tregojnë Turqisë si të ishte fuqi armike në Ballkan.

Bashkë me boshnjakët ne do të vazhdojmë të përqafojmë edhe serbët, kroatët, shqiptarët dhe maqedonasit.”


360grade.al

Share: