Home KRYESORE Detaje tronditëse/ Abuzime seksuale pas vrasjes në Greqi? Çfarë tha shqiptari që...

Detaje tronditëse/ Abuzime seksuale pas vrasjes në Greqi? Çfarë tha shqiptari që vrau babain

Pas tragjedisë në familjen shqiptare në Zakyntho të Greqisë, duket se fshihen edhe detaje më tronditëse. 26-vjeçari shqiptar që vrau me çifte babain e tij, mund të jetë viktimë e abuzimit.

Ai ishte fëmija i dytë nga martesa e dytë e 70-vjeçarit me një grua shqiptare. Krimi që ndodhi mbrëmjen e 27 Majit, u zbardh ditën e djeshme. 26-vjeçari pranoi krimin që kishte kryer dhe u arrestua për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje. Dyshimet e policisë mbi djalin ranë kur ai dhe mamaja dhanë dëshmi kontradiktore. Këto dyshime u përforcuan akoma më shumë kur 26-vjeçari dhe e ëma nuk morën pjesë në varrimin e 70-vjeçarit. Të mërkurën, autori rrëfeu krimin dhe u tregoi autoriteteve të tjera informacione të vlefshme për hetimin.

Sipas tij, babai kishte abuzuar seksualisht me të për vite me radhë. Madje të njëjtën gjë bëri edhe me motrën dhe vëllain e 26-vjeçarit nga martesa e tretë e babait të tij. Ai i tha policisë se 70-vjeçari kishte abuzuar me motrën e tij 10-vjeçare dhe vëllain 7-vjeçar. Nëse këto pretendime të tij do të vërtetohen, do të shkaktojnë një skandal në ishullin grek, që u trondit mbrëmjen e së dielës me krimin brenda familjes. Viktima 70-vjeçar me iniciale P.M. ishte një postier në pension. Ai u gjet i vrarë brenda makinës së tij me plagë në kraharor, fytyrë dhe në krah të shkaktuara nga arma e gjahut. /tvklan.al

Share: