Home KRYESORE Dorëheqja nga mandati/ Çani: Edhe nëse arrestohet, Tahiri nuk do të…

Dorëheqja nga mandati/ Çani: Edhe nëse arrestohet, Tahiri nuk do të…

Gazetari Arian Çani në emisionin ‘Studio e Hapur’ të gazetares Eni Vasili në News24, tha se ish ministri Saimir Tahiri bëri gjestin e duhur me lenien e mandatit dhe se me këto prova që janë deri tani ai nuk është për burg.

“Nuk mund të hedhim fall për këtë. Ti e kupton çfarë presioni po bën Gjermania. E vetmja gjë që implikon Tahirin ishte makina që u shiti Habiljave. Saimir Tahiri sot ka bërë gjestin e duhur. Është njeri i urtë dhe është i zgjuar. Ai nuk u mor shumë me Ramën, por me të tjerët. Mendimi im është se në Shqipëri nuk kemi burra që kanë pësuar fatkeqësi nga burra të tjerë.

Tahiri nuk do thotë asnjë fjalë edhe nëse arrestohet. Tahiri është ‘dëshmor’ për një Evropë që nuk duhet të ishte. Drejtësia është kundër Tahirit në këtë momente. Unë di që Tahiri nuk është për burg me ato prova që janë tani. Mëkate ka Tahiri si gjithë të tjerët, por nuk është për burg. Ai duhet të bëjë një katarsis dhe mesa duket ka filluar ta bëjë”- tha ai.

360grade.al

Share: