Home KRYESORE “Furtunë” në Policinë e Shtetit, ja kush shkarkohet

“Furtunë” në Policinë e Shtetit, ja kush shkarkohet

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka firmosur urdhrin për ndryshimin e strukturave në drejtoritë vendore te policisë në qarqe. Në baze të platformës se policimit dhe sigurisë ne komunitet këto drejtori do të ndryshojnë sektoret e tyre. Ky ndryshim pritet të sjelle lëvizje në polici si edhe shkarkime për shkak të shkurtimeve të pozicionit. Ky projekt u pilotua fillimisht në drejtorinë e Policisë së Elbasanit.

Sipas strukturës se re çdo drejtori vendore do te këtë drejtor dhe 2 nëndrejtore ku njeri do të mbulojë hetimin e krimeve ndërsa tjetri çështjet e rendit dhe sigurisë publike. ‘BalkanWeb’ raporton se disa prej sektoreve ekzistues do të shkrihen ose do të bashkohen në një sektor të vetëm në mënyrë të tillë që të ulet numri i punonjësve në nivel drejtues.

Po ashtu mësohet se do të shkrihen 3 sektorët e hetimit dhe krijohet sektori i vetëm qe do te mbuloje çështjet e drogës trafiqeve te paligjshme dhe krimit ekonomik qe me pare ishin te ndare. Sektori i Rendit do te kete Sallen Operavie Sektorin e Rendit dhe ate te Qarkullimit rrugur. Ndërkohë do të zgjerohet kompetenca e komisariateve të cilët do të merren edhe me veprën penale të vrasjes e cila me parë u kalonte drejtorive.

Territori i një komisariati do të ndahet në zona policore ku do të rritet roli i inspektorit të zones.

Mes të tjerash ndryshime do të ketë dhe policine Rrugure, e cili do të ketë në varësi seksionet e policise Rrugere. Ato nuk do kenë varësi nga komisariatet siç ishte më parë.

Share: