Home KRYESORE Gaz Demi ‘kërcënon’ Berishën: Burrë buçe, mbaje gojën pasi mund ta jap...

Gaz Demi ‘kërcënon’ Berishën: Burrë buçe, mbaje gojën pasi mund ta jap përgjigjen dhe në mes të rrugës!

Kjo nuk është hera e parë që Berisha e përflet Demin si negociator mes Ramës dhe Tahirit. Po këtë herë duket se Gaz Demi nuk është përmbajtur dhe ka bërë një reagim për ish-kryeminsitrin.

Nuancat e shkrimit të tij nuk duken aspak të qeta, ku hera-herës disa fjali mund të interpretohen si një kërcënim i hapur për Berishën.

Më poshtë deklarimi i z. Demi përcjellë për “ResPublica”: 

E di se nuk është shumë e vlefshme në këtë vendin tonë që të replikosh me politikanët. E di për shkak se jeta ma solli ta njoh nga afër të vërtetën e këtyre “burrave të pushtetshëm” të Shqipërisë, por edhe sepse për profilin tim si biznesmen, e pranoj se kjo është pjesë e riskut të punës. Por ky reagim i imi sot nuk i drejtohet vetëm z. Sali Berisha, por ai është edhe një shenjë respekti për atë pjesë të njerëzve që më njohin për atë që jam dhe që bëj e që janë shurdhuar së fundmi me legjendën e Gaz Demit që vendos dhe lëviz fijet e çdo maskarallëku në Shqipëri. 

Berisha ka disa muaj që më sulmon personalisht duke kërkuar t’i japë shpjegim realitetit politik me emrin tim, të qetësojë dyshimet dhe paranojën e vet për të cilat edhe ai nuk e di se nga i burojnë më, apo edhe të bëjë lojërat e veta të vogla, duke u spërdredhur me letra anonime dhe me thashetheme që i shet si informacion top – secret. 

Duke t’u drejtuar ty Sali Berisha, po të them diçka që ti e kupton mirë se çfarë do të thotë: Unë jam Gaz Demi. Dhe ti s’më njeh mirë. Më njohin njerezit e tu, mjaftueshem, por ti me njeh mire Mbiemrin. Më njeh edhe si Gazi, por edhe si mbiemër për familjen nga e cila vij. Ti je bërë  si ata burrat që siç thotë populli,burrë buçe. Të siguroj se unë di t’i mbroj të dyja: edhe Gazin që e njeh një pjesë e mirë e qytetarëve të Tiranës, por edhe Mbiemrin të cilin zotrote e ke dëgjuar mjaft mirë edhe nga historia. Besoj se e kupton se çfarë dua të them. 

Duke iu drejtuar të gjithë atyre që na dëgjojmë dhe njohin, apo edhe opinionit, unë po mjaftohem duke deklaruar se edhe Unë të njoh shumë mirë se kush je ti dhe ata që të kanë detyruar të katandisësh veten në këtë pikë. Ta njoh lojën dhe besoj se ta di edhe hallin. Është hall i ndryshëm nga hallet e mia si njeri i biznesit. 

Unë nuk fshihem, unë punoj aty ku kam punuar përherë. Unë nuk nis ditën me filtrimin apo shpikjen e letrave anonime, as edhe kaloj kohën në kater e sipërme të kullave ku nuk shihet mirë se kush dhe kush del. Unë,  për ta thënë me një fjalë që ka dalë tani vonë e që unë pak kam dëgjuar: nuk jam off shore si dikush tjetër. 

Sot ti ke shkelur edhe një kod etik që besoja se nuk do ta kaloje. Ke përmendur familjen në ato statuset ku prej 5 vitesh ke ngritur foltoren e përgojimit.

Zotëri! 

Unë jam burri i një gruaje dhe baba i tre gocave qe po te paralajmeroj publikisht edhe si shqiptar: 

Mos e trash zullumin dhe mbaje atë gojë! Une nuk jam deputet i popullit sic e quan veten ti po jam popull qe di të ta jap përgjigjen edhe ne mes te rruges qe te habitet gjithe dynjaja!!! 

Shpresoj të jetë hera e fundit që të merrem me ty publikisht!

Berisha dje shkruante:

Takim Saimir Tahiri -Gaz Demi!

Sapo perfundoi takimi prej 2 ore e 40 min midis te derguarit te Rames, Gaz Demi me Saimir Trafikun ne shtepine e ketij te fundit.

Te dashur miq, sot Gaz Demi, me urdher te Rames vizitoi Tahirin dhe bisedoi me te per rreth 2 ore e 45 min.

Tema e bisedimeve ishte:

Nazeraj dhe deklaratat e tij ne Itali

Fati i Fatzi Xhafes dhe banda e Agronit

Qendrimet e Tahirit ndaj zhvillimeve me te fundit

Nje leter qe Olsi Rama i dergonte Saimir Trafikut!

Beteja midis familjeve mafioze te kryeqytetit vazhdon. sb

(E.K/FAXWEB.AL)

Share: