Home I pakategorizuar Heshtja që dëmton Fatmirin dhe Arten! Nga Nga Desada METAJ

Heshtja që dëmton Fatmirin dhe Arten! Nga Nga Desada METAJ

Fatmir Xhafa dhe Arta Marku duket se po kalojnë sot ditën më të vështirë në karrierën e tyre. I pari, aktualisht ministër i Brendshëm, për të disatën ditë po përballet me çështjen e të vëllait. Një ish trafikant i dënuar me të paktën 7 vite burg në Itali, por që nuk ka shlyer asnjë ditë nga dënimi i drejtësisë italiane.

Pretendimet e ministrit Xhafa se nuk mban përgjegjësi për veprimet e të vëllait “në moshë të re”, duket se po bien tërësisht poshtë pas publikimit që PD i bëri sot një bisede të pak kohëve më parë. Ku vëllai i ministrit të Brendshëm (aktualisht me emrin Geron Xhafaj) duket se nuk ka hequr dorë nga “zanati” i vjetër i trafikantit, këtë herë në Shqipëri dhe i paprekur nga organet e rendit.

Sado të përpiqen avokatët politikë të Fatmir Xhafajt, është shumë e vështirë që t’ia shpjegosh qoftë dhe një shtetasi të thjeshtë të BE-së se vëllai i ministrit të brendshëm është trafikant dhe policia nuk bën asgjë për t’a ndaluar. Edhe më e rëndë duket situata për prokuroren e përgjithshme. Që prej të enjtes, kur deputeti demokrat Alibeaj e ftoi publikisht të nisë hetimet për mosdorëzimin drejtësisë italiane të Agron (Geron) Xhafaj, Prokuria e Përgjithshme të paktën publikisht ka heshtur. E njëjta prokurore e përkohshme që për protestën e banorëve të Kukësit reagoi dy orë pas ngjarjes, këtë herë veprimet apo mosveprimet i mbulon me heshtje. Përtej mënyrës si u zgjodh dhe emërimeve të kontestuara, deri më sot zonja Marku nuk ka ndërmarrë asnjë akt i cili do t’a zhvishte ndopak nga akuzat e shpeshta të opozitës si “vegël në duart e ministrit të Brendshëm”.

Për më tepër, në ditën kur PD denoncon një përgjim që në çdo vend normal do kishte ngritur prokurorinë në këmbë, ministri i Brendshëm dhe Prokuroria e Përgjithshme thjesht nuk ndihen publikisht.

Fatmir Xhafaj dhe Arta Marku sot janë në ditën e tyre të madhe të provës. I pari, për të treguar së paku dinjitet njerëzor e për t’u larguar nga detyra, duke vënë në dispozicion të drejtësisë vëllain e tij për akuzat e ngritura. E dyta, për të bërë qoftë dhe akt formal, atë të nisjes së hetimeve për përgjimet telefonike dhe pretendimet e mëparshme të opozitës për vëllain e Fatmir Xhafajt dhe akuzën e rëndë të falsifikimit të procesverbalit të mbledhjes së komisionit të ligjeve.

Të paktën, për të na bindur se e kanë patur seriozisht kur na kanë folur për reformë në drejtësi dhe vetting. Përndryshe, si dhe ish bashkëpunëtorë të mëparshëm të Edi Ramës duhet të përgatiten të flaken prej tij në momentin kur zullumi do trashet dhe askush nuk do ketë guximin t’i mbrojë. E si të tillë, nuk do jenë gjë tjetër veç kukulla të keqpërdorura, në mëshirë të të zgjedhurve të rinj të Edi Rmës. Që siç përvoja ka treguar nuk i del zot askush kur janë thjesht limona të shtrydhur, madje as ata ndërkombëtarë që dikur i ndihmuan të uleshin në karrige./opinion.al

Share: