Home KRYESORE Horoskopi, 09 maj 2018

Horoskopi, 09 maj 2018

Dashi

Në përmirësim të dukshëm është sektori i financave, kjo do t’ju krijojë mundësinë të bëni një udhëtim interesant apo të blini gjëra të rëndësishme. Duhet të dini t’i imponoheni partnerit.

Demi

Hëna dhe Marsi janë tashmë nga ana juaj, ju dhorojnë një ditë të mrekullueshme. Mund të keni raste mjaft të mira për të pritur vlerësime nga të tjerët, gjë shumë e rëndësishme për profesionin tuaj.

Binjakët

Është mirë që të ndërmerrni iniciativat e duhura në momentin e duhur, pasi vetëm kështu do të keni mundësi konkrete për t’ia dalë mbanë në planin profesional. Kujdes me partnerin, duhet të tregoheni të sinqertë.

Gaforrja

Duket një ditë shumë pozitive që afirmimin tuaj nga ana profesionale do t’jua entuziazmojë shumë duke ju bërë më të sigurt në vetvete. Dashuria paraqet momente të favorshme për cilindo nga ju.

Luani

Jeni shumë të shqetësuar dhe të trazuar dhe këtë e tregoni me gjendjen tuaj polemike. Mundohuni të ruani qetësinë me njerëzit që ju rrethojnë. Zënka të vogla edhe me partnerin por pa probleme.

Virgjëresha

Hëna dhe Marsi të pozicionuar mirë në qiellin tuaj garantojnë një ditë shumë të bukur nga të gjtha anët e jetës tuaj. Gjithashtu do të keni mundësinë të kaloni një mbrëmje me miqtë tuaj.

Peshorja

Hiqni mënjanë dembelizmin dhe melankolinë, dhe merrni në konsideratë propozimin e disa miqve të tu për ta kaluar mbrëmjen. Janë krijuar disa distanca me partnerin, mundohuni t’i eliminoni.

Akrepi

Me Hënën në kundërshtim mos u jepni rëndësi disa ndjenjave që nuk kanë lidhje me realitetin sidomos kur kanë të bëjnë me xhelozinë dhe humorin jo të mirë. Përfitoni nga një ofertë që ju vjen.

Shigjetari

Programoni ditën nëse keni mundësi për të rekuperuar punën e lënë, pa lënë pas dore as programet me partnerin as kohën e lirë dhe interesat tuaj. Kujdesi në një histori dashurie ju bën mjaft tërheqës.

Bricjapi

Plani yjor është shumë premtues, dinamik dhe stimulues. Një ditë e qetë në shoqërinë e njerëzve tuaj më të dashur dhe miqve. Një mbrëmje me parnterin do t’i bënte mirë lidhjes tuaj.

Ujori

Keqkuptimet do të dalin vetë në pah, por për të stabilizuar një dialog është mirë të përdorni diplomacinë dhe strategjinë për t’i rivendosur gjërat në gjendjen e mëparëshme.

Peshqit

Ndiheni të plogësht dhe të pafuqishëm, është mirë të merreni me diçka për tu aktivizuar apo për tu ndjerë më pranë natyrës tuaj. Me parntnerin marrëdhëniet janë qetësuar dhe po jetoni një moment relaxi.

Share: