Home KRYESORE Ish ministri i PD: Shendeti i qytetareve demtohet rende e Kryeministri del...

Ish ministri i PD: Shendeti i qytetareve demtohet rende e Kryeministri del “bllof” nga “Kufizimet”

Nga Tritan Shehu

Shendeti i qytetareve demtohet rende e Kryeministri del “bllof” nga “Kufizimet” e publikuara per listen e medikameneteve te rambursueshme.

Fondi i Sigurimeve Shendetesore befasisht njoftoi dhe futi ne fuqi nje liste te gjate te “Kufizimeve” per barnat e rambursueshme.

Keshtu menjehere qindra paciente duhet te nderpresin mjekimin qe po marrin me preparate e per patologji te ndryshme, per tu trajtuar me tej me medikamente te tjera, me pak te efekteshme.
Dhe kjo kerkohet te behet brenda dites.

Pa llogaritur ketu ata paciente, qe duhet ta fillonin nje mjekim te tille.

Kryeministri disa dite me pare deklaroi se po paraqitet nje liste e rambursueshme barnash, me e gjere se e kaluara.

Ne fakt eshte e kunderta:

1.Te 36 shtesat, qe ai foli jane kryesisht ne alternativa e jo principe aktive.

2.”Kufizimet” jane te tilla sa qe realisht e demtojne rende kete liste, qe edhe sic ishte, ishte tejet e varfer dhe e pa mjaftueshme per nje mjekim te pershtatshem.

Ne radhe te pare nga keto “kufizime” preken indikacionet e barnave biologjike, duke u ulur ndjeshem numri i semundjeve, komplikacioneve e i moshave, qe mbuloheshin nga rambursimi i tyre.

Nje pjese hiqen krejtesisht nga te rriturit duke mbetur vetem per femijet.

Po keshtu ka dhe shume medikamente te tjere, qe kufizohen ne diagnoze, doza ditore etj, duke demtuar trajtimin e te semuret me semundje te zemres, vaskulare, diabetike, artritike, gastroenterologjike, psoriazis etj etj.

Pra jane me qindra te semuret, qe perjashtohen nga perdorimi i ketyre preparateve.

Pa folur ketu per problemin tjeter, cilesine e medikamenteve qe qarkullojne te ne, origjinen e tyre, pra per sigurine medikamentoze.

Nga e gjithe kjo “beme” pa asnje dyshim demtohet rende trajtimi e shendeti i pacienteve e qytetareve.

Kjo eshte “Mjekesia Falas”!

Share: