Home KRYESORE Ja si mashtronte qytetarët duke u marrë 8 mijë euro për vizë...

Ja si mashtronte qytetarët duke u marrë 8 mijë euro për vizë amerikane…

Një 48- vjeçare është arrestuar nga Policia e qytet të Lezhës, pasi akuzohet për mashtrim. Pranvera Stojani, banuese në Lezhë prezantohej si police e Interpolit dhe premtonte viza amerikane kundrejt vlerave monetare 3 000 dhe 8 000 euro.

“Ndalimi i saj u bë, pasi nga veprimet hetimore të kryera, ka rezultuar se Stojani nëpërmjet mashtrimit, u ka marrë 2 shtetasve të cilët kanë bërë kallëzim ndaj saj, 3000 dhe 8000 euro, me premtimin për tu dhënë vizë amerikane pasi u ishte prezantuar si punonjëse e Interpolit.

Vazhdojnë hetimet për dokumentimin e rasteve të tjera të mashtrimit nga Stojani”, tha policia.

Share: