Home KRYESORE Ka Tirana një Plan B? Nga Dritan Haxhiraj

Ka Tirana një Plan B? Nga Dritan Haxhiraj

Nuk u çudita shumë kur shfletova në një nga gazetat më të rëndësishëme të panoramës Europiane sesi në një harte kishin futur Shqiperinë në sferat e influencës turke.

Në këtë hartë nuk ishte vetem Tirana aty ndodheshin të gjitha kryeqytet ballkanike të ndara në zona influence o turke, o ruse o të dyja bashke.

Nuk kishte në atë hartë as influence amerikane dhe aq më tepër atë të vendeve europiane.

Gazeta në fjale sigurisht ka një të kaluar si flamurtare e ish-komunistëve europiane të veshur me kashmire që në portofolin e tyre i rrëmbenin kapitalizmitë amerikane dollarët e vet në mëngjes por në darkë i thurnin levdata komunizmitë, pa eksperimentuar asnjë sekond në trupin e vet “bëmat e shekullite te XX” .

U detyrova me shumë vështirësi të pyesja veten në bazë të kësaj harte

A ka Tirana një Plan B?

Ka dy data shumë të rëndësishme në Qershor 2018.

E para ështe në 24 qershor dhe atë ditë zhvillohen në Turqi zgjedhjet politike dhe presidenciale e dyta, ajo e 28 qershorit në Bruksel në të cilën politika Europiane vendos nëse Tirana do të mundet të pakten të filloje të mësohet me negociatat e vështira që e presin në rrugën për në BE.

Të dyja këto data kane një lidhje logjike me levizjet e fundit si ajo Sarajevës ku politika turke i tregoi Europës se Ballkani është akoma “gardhi i vete” por duke mos harruar se këto vende të brishta ekonomikisht presin e shofin nga duart e të gjitheve për investime.

Nga koha kur erdhi në pushtet (2002) Rexhep Taip Erdogan nuk e ka fshehur kurrë adhurimin e tij për periudhën Otomane dhe ajo qe ndodhi të dielen në Sarajve nuk i ve me asnje pike dyshimi dashurise qe ai ka per ish-kolonite ballkanike.

Dhe ne nuk e kemi fshehur kurrë adhurimin për popullin turk dhe për këtë historia është aty, por ajo tregon se para asaj ky populle ka pasur një tjetër dashuri atë për Perendimin.

Në 15 korrik 2016 kur u tentua të ekzekutohej fizikisht sepse ky ishte qellimi i puçit ushtarak turk, gojët e liga thon se nga aty Erdogan duke qëndruar në qiell e shpëtuar nga atentati që i kishin organizuar ndryshoi totalishte politiken pro-amerikane që kishte karakterizuar forcen e dytë ushtarake të NATO-se.

Nga ai momente sipas ligjit speciale OHAL që është akoma në fuqi Turqia ka shenuar një rekord të ri.

Numri i të arrestuareve ka arrit në 77 mije dhe atyre të pushuar nga puna në 151 mije, ne keto shifra ecen perpara një komb i ndare thellësishte politikishte në atë të shkelqimite të dikurshëm Otomane e atë të Ataturkuzimit laik.

Sot Turqia është më shumë demokratike o më shumë autoritare?

Turqia e Erdoganit është më afër Rusise e më larg Amerikes kjo është pyetja e madhe për Shqiptarët ?

Ne e njohim rrugën tonë dhe ajo duhet të ngelet ajo Amerikane.
Për 1000 arsyje sot e neser , tek ajo harte që pash duhet të kete vetem nje flamure si zonë infuence, e Ai duhet te jetë i SHBA.

Data 28 Qershor ajo e Brukselit ka disa dilema të vjetra e të reja .

Të vjetrat ne i njohim vete e për këtë ne bejm gare se kush i nxjer më shumë sytë njeri-tjetrit.

Nuk ka nevojë fare për komente se çfarë gatuan politika e Tiranës nga dita në ditë duke ditur se çfarë handikapesh të mëdha kemi sidomos me vendet me të zhvilluara se ne ne infrastrukture ( ish Jugosllavia) , duke shtuar që ky është një proçes që sidomos tek bujqeisa ka piken e vet të fortë.

Për Tiranën kjo e fundit prej dekadash është një handikap strukturale.

Të rejat janë se midis tre vendeve që janë kundër hapjes së negociatave ( France, Hollande e Belgjike) surpriza e madhe e ore ëve të fundit është nëse Italia me qeverine e re e cila pritet te krijohet keto ore, e drejtuar nga Lega e 5 Yjet do të bashkohej me këto tre të fundit për të vendosur që Tirana të shoh një tjetër harte.

Qershori me hartat që na presin s duhet të luaj Tiranën nga asnjë plan, përveç atij me emrin NATO.

Share: