Home KRYESORE Liria e ish ministrit Tahiri! Artan Hoxha, pak rendesi ka, kundrejt vendimit...

Liria e ish ministrit Tahiri! Artan Hoxha, pak rendesi ka, kundrejt vendimit I Fajshem apo i Pafajshem!

Shfuqizimin e masës së sigurisë ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, e ka komentuar edhe gazetari investigativ Artan Hoxha. Sipas tij, ndryshimi i masës ka pak rëndësi për hetimin e Tahirit në gjendje të lirë.

Për gazetarin rëndësi ka vendimi përfundimtar që do të shpallë Tahirin të fajshëm ose jo lidhur me akuzat e rënda që rëndojnë ndaj tij. Ndër të tjera, Hoxha ndalet edhe deklarata e ambasadorit Donald Lu i cili tha një ditë më parë se SHBA-të kanë informacion se gjykatës po i bëhet presion.

“Kjo masë sigurie nuk do të thotë asgjë për vendimin përfundimtar nëse Tahiri është i fajshëm apo i pafajshëm. Kjo masë nuk vlen, në momentin që atij iu kthyen pasaporta dhe tregoi që nuk u largua. Për një muaj e gjysëm çështja dërgohet në gjykatë.

Është fakt që ambasadori një ditë para, ka dhënë opinionin e tij për çështjen, këtë por edhe çështje të tjera të rëndësishme. Ambasadori i kërkon gjykatës të vendosë në bazë të provave dhe t’i shmanget presionit. Çështja është kush bën presion. Vendimi nuk do të thotë asgjë. Tahiri është i pafajshëm por i pandehur.” tha gazetari i ftuar në Abcnews

Share: