Home KRYESORE Maks Haxhia ironizon prokurorin Hajdarmataj…

Maks Haxhia ironizon prokurorin Hajdarmataj…

Gjykata e Krimeve të Rënda rikonfirmoi masën e sigurisë arrest shtëpie për ish ministrin Saimir Tahiri. Avokati i tij Maks Haxhia u shpreh i bindur se Apeli do ta rrëzojë këtë vendim dhe tha se në materialet e prokurorisë nuk ka asnjë provë të re që e implikon ish ministrin në trafik droge.

Në një prononcim në përfundim të seancës, Haxhia deklaroi se ka analizuar të gjithë dosjen e prokurorisë, mbi të cilën gjykata kishte vendosur “arrest shtëpie” për Tahirin por se nuk kishte asnjë provë të re.

“Ne analizuam gjithë dosjen mbi të cilën Gjykata e Krimeve të Rënda kishte pranuar kërkesën e prokurorisë për arrest shtëpie. Sa për dijeninë tuaj dhe të publikut në të gjithë materialet e dosjes nuk kishte asnjë provë të re që e implikonte zotin Tahiri. Në materialin që kam lexuar nuk ka asgjë. Prokurori tha edhe që duhet të arrestohet zoti Tahiri sepse mund të ndërhyjë në tavolinë dhe zyrën time për të prishur provat”, deklaroi avokati Haxhia.

Më tej ai bëri edhe një ironi me prokurorin Hajdarmataj të cilit i kanë rrjedhur informacione të hetimit. “Tahiri e di një ditë më parë se kë do pyes unë”, mësohet te kete thene prokurori. Lidhur me kete shprehje, avokati tha: E dini atë historinë e mbretëreshës së Anglisë me Bitëllsat… epo kur se mbron ti veten…”.

Ndërsa për provën më implikuese që u paraqit sot në Gjykatë, udhetimin e Tahirit me skafin e një biznesmeni në Greqi, avokati Haxhia tha: “Skafi me të cilin ka udhëtuar zoti Tahiri me familjen e vet për në Greqi, është skafi i një biznesmenit. Skafi është i blerë, konform rregullave”.

Share: