Home KRYESORE Moti, java nis me shi dhe furtunë. Ja zonat e rrezikuara…

Moti, java nis me shi dhe furtunë. Ja zonat e rrezikuara…

Moti me shi dhe erë të fortë duket se do të vazhdojë edhe javën që vjen.

Sipas parashikimit të motit të bërë nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit dita e nesërme do të shoqërohet me reshje të shumta dhe furtuna shiu.

Më intensive këto reshje do të jenë në veriun e vendit.

Temperaturat do të jenë mesatare me rritje në mesditë.

Më poshtë keni parashikimin e motit për pasdite dhe nesër:

Reshjet

Sot pasdite dhe nesër priten reshje në të gjithë territorin. Në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër dhe Lezhë priten reshje mesatare, por lokalisht deri intensive, ndërsa në qarqet e tjera priten reshje të dobëta, por lokalisht deri mesatare.

Në shumicën e qarqeve ka mundësi që, në zona shumë të kufizuara, të ketë edhe shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Image

Temperaturat

Ditën e hënë temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 16 / 23 °C

në vendet e ulëta: 13 / 25 °C

në vendet malore: 10 / 20 °C

Era

Sot pasdite dhe nesër era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në bregdet dhe vendet malore.

Zjarret në pyje

Sot pasdite dhe nesër ‘s’ka rrezik’ për zjarre në pyje.

Image


360grade.al

Share: