Home KRYESORE Murrizi i kërkon Frrok Çupit: A ke qenë apo jo sigurims? Ja...

Murrizi i kërkon Frrok Çupit: A ke qenë apo jo sigurims? Ja si pergjigjet Cupi (VIDEO)

Gazetari Frrok Çupi është përfshirë në debate të ashpra me deputetin e PD-së, Myslim Murrizi në studion e “360 Gradë” në Ora News, duke i thënë se ishin të gjithë komunistë.

Çupi: Nuk të imagjinoj që je kaq komunist! I thua një gazetari ti se sa ke shkruar kundër drogës. Unë ta kam mësuar demokracinë. Si nuk ju vjen turp. Ju jeni të gjithë komunistë.

Murrizi: Partinë e punës e njeh ti. Unë nuk marrë mësime nga një ish-funksionar i Partisë së Punës dhe njerëz të Sigurimit të Shtetit.

Çupi: Ti thua se nuk je një spiun dhe nuk je, por që je një komunist në gjithçka je. As që dyshohet.

Murrizi: Ke një orë që flet kundër opozitën.

Çupi: E keni degjeneruar opozitën, e degjeneruar demokracinë.

Share: