Home Gjeo-Ekonomia Neranxi: Bizneset “Neranxi”, shkojnë aty ku janë njerëzit dhe jo ne shërbim...

Neranxi: Bizneset “Neranxi”, shkojnë aty ku janë njerëzit dhe jo ne shërbim te politikes!

Nga Nikollaq Neranxi*

Dje Instituti Kulinar Neranxi ishte i pranishëm në një aktivitet të organizuar nga Bashkia e Tepelenës, me ftesën e saj. Për bizneset “Neranxi”, aktiviteti rezultoi i suksesshëm, pasi pati pjesmarrje të lartë dhe ne duam të jemi prezent, aty ku janë njerëzit.

Tepelenasit patën mundësi të degustojnë produktet e cilësisë maksimale të Kompanisë Neranxi si dhe të rinjtë e qytetit, patën mundësi të shohin sesi bashkëmoshatarët e tyre po marrin një profesion kaq të bukur, por edhe të superpaguar, siç është ai i kuzhinierit, pastiçierit, barmanit etj.

Si rezultat i këtij aktiviteti, mund të them se Institutit Kulinar Neranxi do t’i bashkohen shumë të rinj tepelenas, në vitin e ri shkollor dhe Kompania ka fituar klientë dhe dashamires të rinj.

Bizneset Neranxi, janë të gatshëm të marrin pjesë në çdo event që do na ftojnë, në çdo cep të Shqipërisë, si dhe në Kosovë dhe Maqedoni, por duke na krijuar kushtet e domosdoshme për të vendosur infrastrukturën tonë lëvizëse, në një zonë të mirë të qytetit, natyrisht në një organizim që garanton pjesmarrje të gjerë, kushte këto që u plotësuan më së miri nga Bashkia e Tepelenës të cilën e falenderojmë.

Ne, tashmë kemi krijuar infrastrukturën e plotë për të zhvilluar aktivitete kulinarie në lëvizje, falë autobuzit të shkollës i pagëzuar nga disa media si “Autobuzi i shijeve”, që është një kuzhinë lëvizëse me të gjitha atrecaturat e nevojshme. Gjithashtu bëjmë me dije Bashkitë, që bizneset Neranxi, nuk shesin asgjë në këto aktivitete. Të gjitha degustimet janë falas!

Ndërsa, për ato raste ku aktiviteti i shkollës sonë dje në Tepelenë, u komentua nën një sfond politik, duke patur parasysh që unë kam dalë hapur kundër këtij pushteti, ju bëj me dije se bizneset Neranxi nuk janë Parti politike që duhet të mos shtrembërojnë vijën e partisë.

Gjithashtu kini parasysh që unë dhe biznesi im nuk jemi e njëjta gjë, madje mund të them që unë jam shumë i vogël para aktivitetit tim dhe atyre njerëzve që punojnë dhe shkollohen aty.

Personalisht jam kundër këtij pushteti që guxon të prekë pronën e tjetrit, që lufton biznesin e ndershëm dhe mbush vendin më drogë. Madje ju siguroj se do jem kundër çfarëdo pushteti që do vijë, nëse do cënohen interesat tona. Kjo është pjesë e karakterit tim dhe nuk ndryshoj dot, paçka se ma ka bërë jetën më të vështirë.

Ndërsa për Bashkitë që drejtohen nga të majtë apo çfarëdo force tjetër, nuk kam asnjë kompleks, qyteti nuk është prone e Kryetarit të Bashkisë, është e banorëve. Kryetarët shkojnë e vijnë, “Neranxi” me shërbimet e tij, është gjithmonë aty, në shërbim të qytetarëve. Faleminderit!

P.S Faleminderit Artur Nura per pasqyrimin profesional te aktivitetit. Por edhe ata qe e komentuan ndryshe, i falenderoj sepse reklama eshte gjithmone e mirepritur.

*Autori eshte president i Kompanise N. Neranxi

Share: