Home KRYESORE Paloka: Xhafaj po prish provat, po pengon hetimin

Paloka: Xhafaj po prish provat, po pengon hetimin

Nën kryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka, me anë të një statusi në Facebook, ka shkruar se Xhafaj duhet të largohet sa më parë. Sipas Palokës, sa më shumë kohë kalon në postin e ministrit, aq më tepër pengon hetimet për të vëllain. Gjithashtu ai ka vënë në dukje heshtjen e Xhafaj, i cili po sillet sikur nuk ka ndodhur gjë.

Statusi i plotë:

Pse hesht Ministri I Brendshëm?

Fatmir Xhafaj duhet të jetë rasti I vetëm në botë që kapet në flagrancë duke shkelur ligjin dhe fshihet pas karriges së Ministrit të Brendshëm.

Kanë kaluar më shumë se 24 orë që kur shqiptarët panë sesi vëllai i Ministrit të Brendshëm kapet në pazare droge, por Fatmir Xhafaj bën sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Fatmir Xhafaj duhet të largohet një orë e më parë.

Çdo orë në zyrën e Ministrit të Brendshëm:

Prish provat e lidhjeve të të vëllait me trafikun e drogës
2. Pengon hetimin e të vëllait për trafik droge
3. Pengon arrestimin e tij për vuajtjen e dënimit me 7 vjet e dy muaj burg.
4. Pengon zbatimin e ligjit antimafia.

Share: