Home KRYESORE Policia e Kosovës si organizatë kriminale, rrëmben 2 qytetarë të Shqipërisë

Policia e Kosovës si organizatë kriminale, rrëmben 2 qytetarë të Shqipërisë

Nga Dritan Kaba

Sërish Policia e Kosovës si oraganizatë kriminale, vepron pa vendim gjykate ose kërkesë ligjore të prokurorisë.

Policia e Kosovës pas krimit me 6 shtatasit turq që i ekstradoi pa vendim gjykate, ndalon edhe dy shtatas shqiptarë pa urdhër ndalimi apo vendim gjykate!

Në një komunikim zyrtar për Express, policia e Kosovës thotë: “Mund të ju konfirmojmë se Policia e Kosovës bazuar në autorizimet ligjore me dt. 27.05.2018, ka ndaluar dy shtetas të Republikës së Shqipërisë. Të ndaluarit janë trajtuar sipas procedurave të parapara ligjore. Me respekt, Zyra për informim e PK-së”.

Bëhet fjalë për qytetarin shqiptar Albert Veliu dhe të birin ose i njohur si dëshmitari “X”, autori i përgjimit të Agron Xhafajt.

Gjithashtu në një njoftim tjetër, Policia e Kosovës pohon që janë njoftuar edhe autoritetet shqiptare. Por nuk sqaron aspak se kush autoritet shqiptar dhe në çfarë cilësie i ka bërë kërkesën për ndalim për dy shtatasit shqiptarë.

Kjo nuk është asgjë më shumë se një rrëmbim i dy qytetarëve. Kjo bëhet dhe më e qartë pas njoftimit të Prokurorisë shqiptare që për dy shtetasit nuk ka urdhër ndalimi ose kërkesë për arrestim as nga një vendim gjykate as nga vetë Prokuroria shqiptare.

Ky ndalim i padrejtë është një intimidim që i bëhet dëshmitarit në vazhdën e kërcënimeve dhe joshjeve për të ndryshuar dëshminë.

Policia e Thaçit është vënë në shërbim të këtij skenari kriminal. Është në detyrën e Kryeministrit të Kosovës që të vërë në vend dinjitetin e shtetit të tij.

Policia e Kosoves po vepron si krah i armatosur i interesave kriminale të politikanëve të caktuar. Njëherë për llogari të Erdoganit, tashmë për llogari të krimit të organizuar shqiptar të përfaqësuar nga Edi Rama. Ky veprim i policisë kosovare është një skandal i përmasave të njëjta me atë të 6 shtetasve turq.

Share: