Home KRYESORE Prestigjozia britanike shkrim për Eugent Bushpepën

Prestigjozia britanike shkrim për Eugent Bushpepën

Këngëtari shqiptar, Eugent Bushpepa, ka tërhequr jo pak vëmendje në ‘Eurovision 2018’ me këngën e tij ‘Mall’, të cilën e ka kënduar në gjuhën amtare. Bushpepa u ngjit mbrëmjen e kaluar i treti në skenën e festivalit më të rëndësishëm të këngës në Evropë, duke u kualifikuar për në finale.

Prestigjiozja britanike ‘The Sun’ i ka kushtuar një shkrim këngëtarit shqiptar, teksa tregon si e nisi karrierën Bushpepa dhe si arriti të ngjitej në skenën e ‘Eurovision’, në Lisbonë të Portugalisë.

Kush është Eugent Bushpepa?

Eugent Bushpepa, i cili shpeshherë njihet dhe si Genti, ka lindur në Rrëshen, Shqipëri, më 2 korrik 1984.

Ai ka nisur të këndojë në moshë të re për të realizuar ëndrrën e tij, në 2006-n ai u bashkua në një talk shoë në “Top Channel” si këngëtar. Që nga ajo kohë, Eugenti ka marrë pjesë në skenat e muzikës shqiptare.

Eugenti ngadalë u bë një nga këngëtarët më të njohur të vendit dhe ka mbështetur bende si “Deep Purple” dhe madje ka luajtur edhe me legjendën e “Guns N ‘Roses”, Ron Thal. Pavarësisht se ka hyrë në tregun e muzikës që në vitin 2006, ai nuk ka realizuar ende një album të plotë, por ka disa këngë.

Si u zgjodh Eugent Bushpepa për të përfaqësuar Shqipërinë?

Eugent Bushpepa garoi në edicionin e 56 Festivalit të Këngës, një konkurs televiziv që zhvillohet për 3 net me rradhë. 2018 shënoi 15 vite që nga fillimi i këtij kompeticioni që bëhet për të zgjedhur përfaqësuesin e Shqipërisë në Eurovision.

Këngëtari u zgjodh nga një juri profesioniste, duke mposhtur kështu konkurrentë të tjerë të suksesshëm.

Çfarë kënge do të performojë Eugent Bushpepa në “Eurovizion 2018”?

Eugent Bushpepa do të këndojë këngën e shkruar specifikisht për “Eurovizion”, të cilën e këndoi edhe te “Festivali i Këngës”. Kënga titullohet “Mall” dhe është shkruar nga vetë Eugenti dhe do të këndohet në gjuhën amtare.

Kur i është bashkuar Shqipëria Eurovision-it dhe a ka fituar ndonjëherë?

Shqipëria ka performuar në Eurovision 14 herë duke nisur nga viti 2004 dhe pjesëmarrja është realizuar nga Radio Televizioni Shqiptar. Ata kishin synim të bashkoheshin në 2003 me disa shtete të tjera, por kjo u pengua për shkak se konkursi nuk ishte gati të rriste numrin e vendeve pjesëmarrëse.

Vendi më i lartë që kanë arritur në Eurovision ishte në vitin 2012 me këngëtaren Rona Nishliu që performoi këngën “Suus”. Rezultati më i keq për Shqipërinë ka qenë në vitin 2007 kur zunë vendin e 17-të në gjysmë finale./Opinion.al

Linku:  https://www.thesun.co.uk/tvandshowbiz/5451778/albania-eurovision-song-contest-2018-finalist-mall-eugent-bushpepa/

Share: