Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Sherr masiv në Lezhë për traun e hotelit, 1 i plagosur, disa...

Sherr masiv në Lezhë për traun e hotelit, 1 i plagosur, disa të arrestuar

Vendosja e një trau pranë një hoteli ka qenë burimi i konfliktit të plagosjes mbrëmjen e të martës në Lezhë. Policia ka vënë në pranga Dorosamento Gjetën, 26 vjeç, për armëmbajtje pa leje dhe plagosje të rëndë me dashje. Mbrëmjen e djeshme ai qëlloi ndaj shtetasit A. D., 44 vjeç. Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë, vëllai i të plagosurit A.D. 42 vjeç, për shkatërrim prone dhe B.B. 49 vjeç, për kanosje dhe dëmtime të tjera me dashje.

“Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasit e mësipërm janë konfliktuar për motive të dobëta, për vendosjen e një trau pranë një hoteli që bllokonte rrugën. Si rezultat i këtij konflikti ka mbetur i plagosur në këmbë shtetasi A.D. 44 vjeç ( vëllai i shtetasit A.D. të proceduar) i cili ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën”, thotë policia e Lezhës.

Autori i dyshuar i plagosjes është Dorosamento Gjeta, i cili u arrestua në flagrancë. Hoteli që u bë mollë sherri është në pronësi të shokut të Gjetës. 26 vjeçari shkoi në mbrojtje të shokut, dhe qëlloi mbi vëllezërit që protestonin dhe kerkonin të hiqej trau i hotelit pasi u kishte zënë rrugën për në shtëpi.
/Opinion.al

Share: