Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Shkembi i Kavajes, Nje tmerr natyror, estetik, ambjentalist, ekologjist dhe tmerresisht i...

Shkembi i Kavajes, Nje tmerr natyror, estetik, ambjentalist, ekologjist dhe tmerresisht i demshem

Shkembi Kavajes:Rruga dytesore per ne Golem dhe Kavaje.

Nga Sevim Arbana

Nje tmerr natyror, estetik, ambjentalist, ekologjist dhe tmerresisht i demshem per shendetin fizik dhe mendor.

Pamja eshte kaq horror, sa duket se ne gjithe kete vend me gjasme turistik, pallatet e ndertuara njeri lejla, tjetri i kuq, tjetri i verdhe, njeri 5 katesh ,pas ketij nje 9 katesh , ne krah nje 11 katesh , nje tjeter perballe karrakatine. Dhe kudo materiale inerte, kazane te capelyer plehrash, nje rruge dytesore me dy kalime e ngushte ku duhet te ecin; njerez, dy rreshta makina, dhe kazanet gjigande te shqyera tumbllaz me plehra. Oh harrova; njerez me bicikleta pa fund, pasi supozohet plazh.

Dhe ne , duhet ta parakalojme kete tmerr dy here; nje here kur ikim e s e veme re shume, pasi mendjen e kemi te pishat, ajri kaq i munguar(ne Tirane na e more Lali) dhe deti.

Kur kthehemi jemi me realiste dhe fillojme serish, per te njemijten here, te prekim realitetin e tmerrshem ku jetojme

Gjithe ky tmerr,fillon e te kthehet ne nje situate aq qesharake, saqe mendoj qe eshte unike dhe e vetme ne bote, ajo qe te shohin syte.
Fiilon me hotel Colosseum’ Pse?

Vazhdon me Dicks’ sun(Cunat e Dikut-Sadikut), hotel Kamomil, Whispers(Pershperirma) Disko dhelpra,:) 🙂 Hotel Bel Conte.. dhe pafundesisht emra corodites, qesharake dhe qe vetem me vendin, s kane asnje lidhje

Valle Gjush Dako, qe e ka kthyer ne pacavure Durresin e lashte, a ka sy ne balle te shohe kete katrahure?

Neser e ne vazhdim, do degjoni ne lajmet e Gjushit,si u mahniten turistet nga vendi i cuditshem qe Gjushi ka arritur te beje.

Share: