Home KRYESORE Shtëpia e pabanuar ku u gjet droga dhe snajperi, ishte ‘foleja’ e...

Shtëpia e pabanuar ku u gjet droga dhe snajperi, ishte ‘foleja’ e një grupi kriminal

Detaje të reja dalin në dritë nga banesa qe u sekuestrua sot nga përmbarimi tek ‘Shkëmbi i Kavajës’, ku u gjet arsenal armësh dhe një sasi droge.

Shtëpia e pabanuar dyshohet se ishte kthyer në një ‘fole’ të një grupi kriminal, shkruan BW.

Grupi hetimor i çështjes ka bërë me dije për Haxhiajn se policia shkencore ka marrë gjurmët tek armët, për të identifikuar edhe përdoruesit e tyre. Po ashtu ka dyshime se këto armë mund të jenë përdorur për disa vrasje, që kanë ndodhur në këtë zonë, por edhe në qarkun e Durrësit, që ende kanë mbetur pa autorë.

Burime policore thanë se pronari i banesës, shtetasi Xh.L., është shpallur në kërkim dhe po punohet për ndalimin e tij.

Kujtojmë se gjithçka u zbulua gjatë kohës kur inspektorë të Përmbarimit shkuan në banesën në fjalë për ta sekuestruar, për shkak të një kredie të pashlyer nga pronari, që i kishte një banke të nivelit të dytë. Tashmë pritet të merren në pyetje banorët përreth banesës në fjalë, për të zbuluar kështu edhe hyrje-daljet që bëheshin aty.

ÇFARË U SEKUESTRUA
• 1 snaiper;
• 1 automatik
• 1 pistoletë
• 4 sileciator
– krehera me fisheke
– nje sasi e vogel lëndë narkotike e dyshuar marijuane
• fenelina, mjete dhe veshje policie;
• kapuça.

Share: