Home KRYESORE SUGJERIMET E SHIJES: SI TE MBANI NEN KONTROLL KOLESTEROLIN?

SUGJERIMET E SHIJES: SI TE MBANI NEN KONTROLL KOLESTEROLIN?

Trupi ynë ka nevojë për kolesterol për të funksionuar siç duhet, por ne e prodhojmë edhe vetë këtë substancë në mëlçinë tonë. Ushqimi që ofrohet sot, përmban sasi të mëdha yndyrnash të ngopura dhe kolesteroli, duke rritur më shumë seç duhet, nivelet në gjakun tonë. LDL është kolesteroli i “keq” i cili, në sasi mbi të nevojshmen, shkakton ndërtimin e pllakave në arterie, duke çuar në semundje të zemrës. HDL është kolesteroli “i mirë” i cili nga krahu tjetër, ndihmon në spastrimin e kolesterolit të keq nga qarkullimi. Ne duhet të rrisim nivelin e HDL-s dhe të ulim nivelin e LDL-s, duke filluar me dietën!

Ushqime të shendetshme për zemrën

Frutat dhe zarzavatet duhet të përmbushin 5 racione çdo ditë.

Fibrat, vitaminat dhe antioksiduesit e ketyre ushqimeve janë aleati më i fortë kundër kolesterolit dhe oksidimit të tij. Oksidimi i kolesterolit është faktori kryesor që çon në formimin e pllakës arteriale. Këto ushqime ndihmojnë shumë edhe për të ulur tensionin arterial dhe peshën trupore.

Kërkoni për fruta të thata, fara dhe vaj ulliri ekstra

Kur vini rrotull nëpër shtëpi sepse diçka ju hahet, kërkoni për arra, bajame, lajthi, kasius, fara luledielli, fara kugulli. Këto ushqime mbrojnë kundër oksidimit të kolesterolit dhe ulin inflamacionin në arterie. Yndyrnat e tyre ndihmojnë edhe linjën tonë. Vaji i ullirit ekstra i virgjër është kurativ kundër sëmundjeve të zemrës dhe ndihmon në rritjen e kolesterolit të mirë. Por sasia ditore nuk duhet të kapërcejë 4 lugët e medha pasi mbingarkesa kalorike e tij mund të shkaktojë rritje në peshë.

Tek dyqanet Neranxi do te gjeni shume ushqime te shendetshme qe luftojne kolesterolin dhe ju ndihmojne te keni nje zemer te shendetshme dhe nje peshe trupore terregult.

Do te gjeni te gjitha llojet e farave dhe vajrave bimore, vaj ulliri ekstra te virgjer, ereza dhe frtuta te thata shume kurative. mjafton te trokisni ne nje prej dyqaneve tona.

Share: