Home KRYESORE Sot filluan parapregatitjet për organizimin e shënimit të 140 vjetorit të Lidhjes...

Sot filluan parapregatitjet për organizimin e shënimit të 140 vjetorit të Lidhjes s’ë Prizrenit

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Vitin Mbarëkombëtar Gjergj Kastrioti- Skënderbeu,z. Jahja Lluka dhe Drejtori i Kompleksit Monumental i Lidhjes Shqiiptare të Prizrenit, z.Parim Kosova zhvilluan sot takim në kuadër të shënimit të 140 -Vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit e cila pritet të mbahet me 10 qershor, në një organizim të madh nën patronatin e Qeverisë dhe Kryeministrit z.Ramush Haradinaj.

Pika më e rëndësishme e diskutimit veç organizimit ishe edhe renovimi i Kompleksit Monumental të Lidhjes.

Sipas z. Lluka rëndësia e Lidhjes është tejhistorike dhe si e tillë, kompleksi nuk duhet të lihet në duart e fatit pa përkujdesje.
Poashtu z. Kosova theksoi se Kompleksi e do një mbikqyrje të veçantë dhe nuk është e natyrshme të lihet pas dore pa përkujdesje institucionale.

Kështu të dy palët ishin të pajtimit që në Kompleks të kryhen disa renovime kyçe, para ngjarjes s’ë madhe e cila pritet të mbahet me 10 qershor,duke e ditur ndikimin dhe kthesën historike që shënoi Lidhja e Prizrenit në përkujtimin e saj.

Share: