Home KRYESORE Spidermani i Parisit nis punën e re, ja paga që do të...

Spidermani i Parisit nis punën e re, ja paga që do të marrë emigranti hero

Emigranti malian, i cili është krahasuar me një hero dhe që ka fituar nofkën “Spiderman i Parisit”, ka filluar një praktikë me zjarrfikësen në kryeqytetin francez.

Të martën, Mamoudou Gassama, një emigrant 22-vjeçar që kishte jetuar në Francë në mënyrë të paligjshme, u bë i famshëm ndërkombëtarisht pasi një video ku ai shihej duke u ngjitur në një ndërtesë për të shpëtuar një katërvjeçar të varur në ballkon u shpërnda masivisht në internet.

Pamjet e pabesueshme tregojnë se Gassama duket se shfaq një forcë mbinjerëzore ndërsa i ngjitet ndërtesës në Paris për të shpëtuar djalin, i cili ishte i varur në një nga ballkonet e saj.

Ndërkohë është thënë se djali kishte “përfunduar në ballkon” pasi babai i tij nuk ishte në shtëpi dhe se “kishte qenë shumë i zënë duke luajtur Pokemon Go” pasi kishte dalë për të blerë.

Dhe akti i guximshëm i tij u shpërblye nga presidenti Francois Macron, i cili i dha Gassamës shtetësinë franceze dhe një vend pune si zjarrfikës. Ai shkoi në një stacion zjarrfikësesh për të nënshkruar një stazh 10 mujor për shërbimet e shpëtimit të zjarrit, i cili do t’i paguajë atij rreth 600 euro në muaj.

Gjithsesi ky veprim i presidentit francez ka marrë edhe reagime të ndryshme. Ndërsa disa e kanë lavdëruar, ka pasur të tjerë që e kanë quajtur si një hipokrizi. Claire Rodier nga GISTI, e cila mbështet emigrantët, ka vënë në dukje kontrastin midis trajtimit të Gassamas dhe politikës së përgjithshme të qeverisë ndaj emigrantëve. Kjo pasi, siç kanë raportuar mediat, Franca ka urdhëruar mbylljen me forcë të disa kampeve të emigrantëve në Paris. Si pasojë, më shumë se 2,500 njerëz do të mbeten të pastrehë.


360grade.al

Share: