Home KRYESORE Tahiri dorozoi mandatin e deputetit, ja kush e zë vendin e tij...

Tahiri dorozoi mandatin e deputetit, ja kush e zë vendin e tij në Parlament

Saimir Tahiri ka dorëzuar paraditen e kësaj të enjte mandatin e deputetit.

Tahiri u zgjodh deputet nga PS në qarkun e Tiranës. Pas dorëzimit të mandatit duket se vendin e tij mund ta zërë Spartak Braho, i cili renditet pas tij në listën e Tiranës.

Braho ishte i 19-ti në listën e PS-së për Tiranën por ai ka marrë një post tjetër si këshilltar, çfarë mund të sjellë refuzimin e mandatit.

Nëse Braho nuk e pranon mandatin, ai i kalon kreut të Forumit Rinor Eurosocialist Eljo Hysko. Sigurisht që më parë dorëzimi i mandatit do bëhet në KQZ, e cila më pas do shpallë pavlefshmërinë e mandatit për të vijuar me hapjen e vakancës./opinion.al

Share: