Home KRYESORE Të ëndërrova…. Nga Nazim Hikmet

Të ëndërrova…. Nga Nazim Hikmet

Përktheu: Elona Caslli

Të ëndërrova.
M’u shfaqe mbi degët e pemëve,
kaloje buzë hënës,
shkoje nga njëra re tek tjera
dhe unë të ndiqja.
Ndaloje ti, ndaloja dhe unë.
Më shihje ti, të shihja dhe unë.
Të shihja dhe më shihje
dhe më pas gjithçka mbaroi.

Share: