Home KRYESORE “Thirrjet nacionaliste kundër shqiptarëve”, reagon këngëtari grek Notis Sfakianakis (VIDEO)

“Thirrjet nacionaliste kundër shqiptarëve”, reagon këngëtari grek Notis Sfakianakis (VIDEO)

Këngëtari grek Notis Sfakianakis, ka reaguar lidhur me deklaratat për bojkot nga një grup aktivistësh të cilët i kanë konsideruar tepër fyese qëndrimet e artistit ndaj shqiptarëve.

Sfakianakis thotë se nuk ka bërë asnjë deklaratë diskriminuese ndaj shqiptarëve, por përkundrazi ai e do shumë vendin.

Ndërkohë, gjykon se mediat kanë spekuluar nga intervistat që ka dhënë.

“Nuk i kam thënë kurrë këto fjalë. Mediat më kanë manipuluar. Dhe diçka tjetër, fakti që këtu jemi në ILIRI kjo i thotë të gjitha.

Ta ftojmë publikun së bashku në Pallatin e Kongreseve të enjten…

Ju dua shumë, ju pres në Pallatin e Kongreseve”, tha ai në shqip/lapsi.al

Share: