Home KRYESORE Tritan Shehu: Kori i Kukuvajkave prej 24 oresh eshte duke vajtuar!

Tritan Shehu: Kori i Kukuvajkave prej 24 oresh eshte duke vajtuar!

Ne fakt ai ka shpallur “Zi” kolektive….. sepse PD nuk ra ne “gacken” vrastare ku po perpiqeshin ta shtynin ate e Protesten tone te djeshme.

Nje proteste masive e dinjitoze, me vlera te medha morale dhe qytetare, me mesazhe te qarta per sot e per neser, do ta percaktoja une.

Ata qe kishin enderuar ne netet e errta te tyre, te ndillnin vecse “gjak” e shkaterrime per dje, sot po vajtojne e lebetisin, pikerisht se PD e tregoi veten te denje per vlerat e saj, moralin e perkatesine europiane.

PD dhe Basha dje me qendrimet, veprimet e mesazhet, me vendosmerine per te shmangur provokacionet ku “sorrat” u perpoqen ta shtynin, konfirmoi edhe nje here se ajo eshte e vetmja force politike, qe mund te permbushi endrat tona.

Pjesemarja dhe mbeshtetja mbare popullore, qe perseri na u dha dje, konfirmoi pikerisht ate per te cilen po qajne “kukuvajkat” sinkronimin e mbeshtetjen tone nga aspiratat e shqiptaret ne shumicen dermuese.

Ne fakt nuk kishte asnje premise qe PD dje te binte ne “kurthin” e vajtovinave te sotme…. ishte vecse nje iluzion e perpjekje e tyre mjerane, me kujton “dhelpren e rrushin”.

 

Share: